Bonusi i nënshkrimit të kontratës së re për Lionel Messin mund të jetë një shifër rekord 100 milion euro teksa klubi shpreson të shesë të drejtat e emrit të “Nou Camp” duke nisur që nga sezoni i ri për të paguar rrogën dhe bonusin e Messit. Është normale për klubet t’i shtojnë kontratave një bonus nënshkrimi por shifra e Messit pritet të jetë më e larta në histori. Në një raport special të gazetës katalanase L’Ara këtë javë është pretenduar se 84% e të ardhurave të klubit shpenzohen për rrogat e lojtarëve, pa llogaritur kontratën e re që do të nënshkruajë Messi. Barça shpreson të arrijë një marrëveshje të re me “Nike” vitin tjetër për të rritur më tepër të ardhurat e klubit dhe madje është gati të shtojë një sponsor të ri për sezonin tjetër. Puna e “Camp Nou” e ri pritet të fillojë në vitin 2019 por stadiumit mund t’i jepet një emër i ri me kompaninë Van Vagner që ka filluar të studiojë opsionet. Emri i sponsorit të ri mund të përdoret që vitin e ardhshëm. Një marrëveshje do të përfshinte një emër marke që do t’i shtohej edhe stadiumit të ri për 25 vitet e ardhshme për të arritur fondet që duhen për kontratën e çmendur të Messit.