Barcelona është një prej skuadrave më të interesuara për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Por, te skuadra e Barçës presin që një marrëveshje do të jetë shumë e vështirë, shkaku i çmimit të lartë.
Megjithatë, Barcelona nuk do të dorëzohet deri në fund për ta bindur një nga talentet më të kërkuar në futbollin botëror.
Norvegjezi 20-vjeçar këtë edicion në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 33 gola dhe ka kontribuar me tetë asistime.
Haaland me skuadrën gjermane ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.