Barcelona ka parashikuar të ardhura prej rreth 1 miliard e 47 milionë eurosh për vitin 2019, shifra këto që janë sigurisht më të larta se një vit më parë , por edhe më të larta se Reali i Madridit, që nuk pritet të tejkalojë shifrën 850 milionë euro.
Megjithatë sipas analizës së “Goal.com”, katalanët kanë një deficit prej 172 milionë eurosh, të cilat do të tentojnë t’i rikuperojnë me largimin e disa lojtarëve në merkaton e janarit dhe atë të verës së ardhshme.
Rreth 72 milionë euro pritet të rikuperohen nga largimet e Malcom, Coutinhos dhe Cucurellas, por në janar katalanët kanë nevojë të shesin futbollistë të tjerë, për të arkëtuar edhe rreth 100 milionë euro të tjera.
Emrat në listën e atyre që mund të lënë “Camp Nou”-n janë gjithmonë të njëjtët, me kroatin Rakitiç në krye, por edhe të tjerë si Dembele, Semedo apo Umtiti, ndërsa në këto rrethana, shumë klube janë gati të përfitojnë për t’i marrë lojtarë të tillë me çmim të lirë.