Barcelona ka rishfaqur interesin për mesfushorin francez të Monako, Tomas Lemar, një nga yjet e ekipit “monegasque”. Klubi katalanas nuk ka bërë ende ndonjë ofertë konkrete për këtë mesfushor të ri, por, sipas “Daily Telegraph”, tani duhet të luftojë me disa ekipe nga Premier Liga, të cilët e kanë shënjestruar Lemar.
Më i dukshëm është rasti i Arsenalit, i cili këtë verë ishte gati për të mbyllur nënshkrimin e “operacionit Lemar”, por pastaj u tërhoq përsëri, për të mbajtur Aleksis Sançez në Londër. Nuk është hera e parë që Barcelona është e interesuar për Thomas Lemar. Dhe u përpoq verën e kaluar, por Arsenali ishte në pozitë më të mirë.
Barcelona do të përpiqet të forcojë mesfushën e saj, edhe pse lojtari francez tashmë ka thënë se dëshiron të përqendrohet në punën me Monako dhe të lërë mënjanë çdolloj oferte. Zv.presidenti i Monaco, Vadim Vasilyev, i cili e pranoi këtë interes nga ekipet e mëdha evropiane, bëri me dije së fundi se Liverpul është, po ashtu, i interesuar për Tomas Lemar.