Humbja e papritur në Superkupën Italiane kundër Lacios tashmë është një kujtim për Juventusin, i cili ka jetuar një verë plot polemika pas rrëzimit në finalen e Kardiffit dhe “adio”-ve të Bonuçit e Alves. “Zonja e Vjetër” e ka filluar Seria A me të njëjtin ritëm si gjashtë vitet e kaluara: tri fitore në tri ndeshjet e para, me 10 gola të shënuar dhe vetëm 2 gola të pësuar. Protagonist absolut i kësaj nisme është padyshim Paulo Dybala. Argjentinasi ka shënuar 6 gola në vetëm 3 ndeshje zyrtare, dhe me përgjegjësinë e të pasurit mbrapa të numrit 10 duket gati për të tërhequr ekipin.
Ndeshja me Barcelonën do të përfaqësojë një provim themelor për grupin bardhezi dhe Alegri do të duhet të zgjidhë disa dyshime. Në parim, trajneri duhet të kthehet në modulin 4-2-3-1, të përdorur sezonin e kaluar, edhe pse në ndeshjen me Kievon filloi me një 4-3-3 që, sipas shtypit italian, nuk do të jetë një zgjedhje në kohë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Alegri e ka konfirmuar se Sami Khedira dhe Klaudio Markisio nuk do të luajnë ndaj Juventusit. Ai po ashtu tha se janë në pritje edhe të tre lojtarëve të tjerë, Aleks Sandro, Kielini dhe Mario Manxhukiç. “Kedira dhe Markisio definitivisht nuk do të luajnë ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit, ndërsa Kuadrado është i suspenduar. Por, jemi në pritje të Aleks Sandro, Kielinit dhe Manxhzukiç”, tha Allegri. Derisa, mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzali ka thënë se duhet të kenë kujdes nga Barcelona. “Pesë muaj më parë luhej një çerekfinale, tani jemi në fazën e grupeve dhe luajë për tre pikë të rëndësishme. Barcelona qëndron mes klubeve më të mira në botë, prandaj duhet pasur kujdes”, tha Barzali. Ndërkohë, Barcelona është gjithashtu shumë e fortë pa Nejmarin, por duam të tregojmë se këtë vit mund të shkojmë edhe në Ligën e Kampionëve deri në fund.
Në ndeshjen tjetër të grupit D, Olimpiakosi i Besnik Hasit do të pret Sportingun e Lisbonës. Olimpiakosi është një kockë e fortë, të paktën duke iu referuar ndeshjeve që grekët luajnë në shtëpinë e tyre, por gjithashtu edhe Sportingu mund të mbështetet te lojtarë të rëndësishëm, si goleadori Bast Dost mbi të gjithë (34 gola vjet), sulmuesi tjetër Doumbia, ish-ylli i Udinezes Bruno Fernandez, apo edhe lojtarë të tjerë si Uilliam Karvajo dhe Fabio Koentrao.
Nën hijen e përballjes së madhe në “Camp Nou” do të zhvillohen edhe shtatë përballje tjera. Si më interesante pritet të jetë përballja në “Olimpico” ku Roma do të pret Atletiko Madridin, derisa Mançester Junajtedi në kuadër të Grupit A, do të jetë nikoqir i Bazelit, pjesë e së cilës është futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka. Të gjitha ndeshjet e Grupit Ab, B, C dhe D, luhen në terminin e zakontë, ora 20.45.
Dyshet:
Grupi A
Benfika – CSKA Moskë
Mançester J. – Bazel
Grupi B
Bajern M. – Anderleht
Seltik – PSZH
Grupi C
Çellsi – Karabak
Roma – Atletiko M.
Grupi D
Barcelona – Juventus
Olimpiakos – Sporting