Barcelona vazhdon të ndjekë me shumë interes tregun e lojtarëve sa i përket repartit të avancuar. Largimi i Munir El Haddadi drejt Sevillas në fillim të ktij muaji, e ka bërë tepër të nevojshëm afrimin e një tjetër emri në Camp Nou, në mënyrë që të përdoret si zëvëndësues i Luis Suarez, të cilit i nevojitet një frymëmarrje. Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, ndërmjet tyre dhe ai i Alvaro Moratas nga Chelsea apo Fernando Llorente por për të dy propabiliteti i transferimit drejt Barcelonës është zbehur.
I fundit që lakohet këto ditë është sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani. 32-vjeçari, po kalon një formë mjaft të mirë, duke qënë edhe golashënuesi i tretë më i mirë i La Ligës këtë sezon, me 12 gola në 15 ndeshje, statistika që e rendisin atë pikërisht pas yjeve të katalanasve si Lionel Messi dhe Luis Suarez. Klauzola e largimit për Stuanit arrin në shifrën e 15 milionë eurove por sipas asaj që raportojnë mediat e rëndësishme spanjolle drejteusit e Barcelonës janë të gatshëm ta paguajnë atë në mënyrë që të shtojnë në orgnaniknë e Valverdes shërbimet e golashënuesit të tretë më të mirë të kampionatit spanjoll.