Barcelona pranë falimentimit, e zhytur në borxhe

23

Tashmë është e ditur se Barcelona po kalon nëpër një krizë të thellë financiare dhe vështirë se do të këndellen në këtë vit. Në mediat spanjolle u raportuar në fund të vitit të kaluar se klubi mund edhe të falimentojë shkaku i borxheve që kanë. Skuadra katalunase po tenton që t’i shesë disa lojtarë për të rikthyer bilancin pozitiv, mirëpo një gjë e tillë do të jetë e vështirë.

Blaugranasit edhe nëse arrijnë të rikthejnë bilancin pozitiv, ata nuk do të mund të transferojnë më lojtar, pasi nuk do të kishin mjete financiare ose mund të ndëshkohen për thyerje të rregullit të transferimeve.

Sipas asaj që raporton gazetari i Cadena Cope, Victor Navarro, Barcelona ka borxhe ndaj tri klubeve evropiane që shkojnë në shifrën e 196 milionë eurove. Katalunasit ende nuk i kanë paguar Liverpoolit borxhin prej 40 milionë eurove për Philippe Coutinhon, shkaku që fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun, një klauzolë e vendosur në kontratën e transferimit se nëse lojtari e fiton trofeun e madh, atëherë do të ketë një bonos prej 40 milionë eurove.

Barcelona i detyrohet Ajaxit 48 milionë euro për transferimin e Frenkie de Jong dhe ajo shumë është tejet e lartë për gjendjen aktuale të tyre.

Blaugranasit po ashtu i detyrohen edhe Atletico Madridit një shumë prej pesë milionë euro për disa të drejta. Borxhe të tjera janë edhe nga disa skuadra nga La Liga, që Barcelona ende nuk i ka kompletuar dhe shkon në shumën e 196 milionëve.

Klubi shpreson të vonojë ato pagesa të paktën deri më 30 qershor të këtij viti. Disa kreditorë e kanë pranuar këtë shtyrje, ndërsa klubi mbetet në negociata me disa të tjerë për kohën se kur mund të kryhen pagesat.