Rafinha Alcantara pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror. Por kampioni në fuqi i Spanjës, fillimisht do t’ia rinovojë atij kontratën para se ta lë në huazim.
Marrëveshja e tij e tanishme përfundon në qershor të vitit 2020, por mesfushori mund të largohet nga Camp Nou duke u huazuar këtë verë tek Valencia.
Rafina pati paraqitje të shkëlqyer për Barcelonën në ndeshjen hapëse të La Liga Santander kundër Athletic Club por Blaugrana pësoi humbje dhe paraqitjet e brazilianit sezonin e kaluar kanë qenë të pakta për shkak të lëndimeve.