Barcelona mendon për Iker Muniain. Sulmuesi spanjoll këtë vit po shkëlqen, duke u rikthyer në formën më të mire, pas atij sezoni zhgënjyes vitin e kaluar, që kulmoi fakteqësisht me dëmtimin e rëndë që e la jashtë për 9 muaj. Për lojtarin është hedhur në sulm Barcelona me kërkesë të Valverdes, i cili e njeh mirë dhe e ka stërvitur 4 sezone kur drejtonte Atletic Bilbaon. Madje katalanët kanë mundësinë ta marrin në verë me parametër zero, pasi është në muajt e fundit të kontratës me klubin bask, ndërkohë që për të ka oferta edhe nga Italia dhe Anglia.