Në pritje të zhvillimeve rreth Neymar, Barcelona do të bëjë edhe një goditje në mbrojtje. Valverde kërkon një alternativë të vlefshme për Jordi Alban në krahun e majtë dhe emri i preferuar është Junior Firmo i Betis Sevillas, por duke pare klauzolën 50 milionë euro drejtuesit kanë shënjestruar Raphael Guerreiron.
Portugezi ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Borussia Dortmundin dhe nuk ka ndërmend të rinovojë ndaj dhe klubi gjerman është i interesuar për ofertat në drejtim të 25-vjeçarit.
Oferta e Barcelonës për Guerreiron është 20 milionë euro, por i duhet të përballen sërish me Paris Saint Germain pasi edhe francezët janë në garë për lojtarin që i pëlqen trajnerit Thomas Tuchel.