Ylli brazilian i Evertonit mund ta zëvendësojë Luis Suarezin. Barcelona është e interesuar në sulmuesin Richarlison si zëvendësimin ideal të Luis Suarezit, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Richarlison erdhi në Everton gjatë kësaj vere nga Watfordi së bashku me trajnerin Marco Silva. Richarlison e ka filluar mbarë stinorin me klubin nga Liverpooli, duke shënuar shtatë gola deri më tani në Premierligë. Barcelona përveç Richarlisonit në interes e ka edhe Harry Kane nga radhët e Tottenhamit.