Klubi i Barcelonës ka parakaluar Real Madridin duke u bërë ekipi me buxhetin më të madh për pagat e futbollistëve në La Liga, sipas të dhënave të fundit nxjerra nga drejtuesit e futbollit spanjoll. Numrat tregojnë se Barcelona paguan 507 milionë euro në sezon për rrogat e futbollistëve dhe stafit teknik. Rivali historik, Real Madridi, paguan 499 milionë euro dhe për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, “Los Blancos” nuk është ekipi që shpenzon më shumë për rrogat e lojtarëve. Në vend të parë është ngjitur Barcelona. Derisa, Atletiko Madridi 250 milionë. Sevilja paguan rreth 150 milionë euro, ndërsa Valencia 115 milionë euro.
Të dhënat për pagat e futbollistëve janë paraqitur nga zyrtarët e La Liga, të cilët monitorojnë vazhdimisht situatën për të ndihmuar klubet që të mos falimentojnë. Teorikisht, Barça i nxjerr pagat e lojtarëve nga e drejta televizive dhe biletat e abonimet të shitura në “Camp Nou”. Katalanasit shpenzojnë 8 milionë euro më shumë se Real Madrid, ndërsa diferenca e dy gjigantëve me ekipet e tjera është domethënëse. Atletiko Madrid e vendit të tretë harxhon 250 milionë euro për rrogat, ndërsa ka klube si Getafe, Las Palmas, Girona, Eibar, Leganes apo Levante që nuk harxhojnë më shumë se 40 milionë euro në vit për pagat e lojtarëve.