Sonte, në “Camp Nou”, ora 21:00, luhet gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Mbretit, Barcelona-Atletico Madrid. Njëra e ka vendin në finalen e 27 majit. Klubi katalanas dëshiron të mbrojë rezultatin e shkëlqyer të ndeshjes së parë, në “Vicente Calderon”, që deri më tani ka qenë gjithmonë i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në raste të ngjashme. Në fakt, ekziston një precedent, që është pothuajse saktësisht i pranishëm, por në raundin çerekfinal të Kupës së Mbretit, sezoni 1985-1986. Blaugranët korrën fitoren 2-1 në ndeshjen e parë dhe thjesht kanë nevojë për një barazim pa gola në “Camp Nou”.
Ndoshta kjo nuk ka gjasa të ndodhë sonte, sepse Atletico Madrid do të japë gjithçka për në finale. Edhe ekipi i Luis Enrique është projektuar për të sulmuar. MSN nuk do të jetë e plotë sonte, sepse Neymar është i pezulluar. Megjithatë, Arda Turan mbetet i kredituar si zëvendës për brazilianin dhe garanton Leo Messin e Luis Suarezin për mbështetje. Më shumë problemet lindin në mesfushën e Barcelonës. Luis Enrique ka rikuperuar Sergio Busquets, pjesë themelore, por është më e vështirë të jetë titullar kapiteni Andres Iniesta. Ivan Rakitic do të ketë në krahë Denis Suarez në vend të Andre Gomes. Në çdo rast, kjo duket të jetë një mesfushë fizike, ndryshe nga ndeshja e parë, me Mascherano, Rakitic dhe Gomes.
Mbrojtja e Barcelonës fillon me Jasper Cillessen, për të vijuar me Sergi Roberto dhe Jordi Alba në krahë, si dhe Pique e Mascherano në qendër. Sa i përket Atletico Madrid, “Cholo” Simeone ka, gjithashtu, një rënie të konsiderueshme në mesfushë, kapitenin Gabi. Trajneri “colchonero” mund të sulmojë me Antoine Griezzman dhe Fernando Torres. “El Niño” tregoi në gjysmën e dytë të gjysmëfinales së parë se është ende në gjendje të krijojë probleme për mbrojtjen blaugrana. Për më tepër, pritet që Atletico të luajë me modulin 4-4-2.