E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar se Barcelona po ndjek me shumë kujdes Kalidou Koulibaly. Një vëzhgues i katalanasve ka qenë i pranishëm në ndeshjen e luajtur në “Olimpuico” Mes Roma-s dhe Napoli-t, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-0. De Laurentiis, presidenti i “axurrëve”, i cili ka refuzuar në të kaluarën një ofertë të Chelsea, e vlerëson senegalezin jo më pak se 60 milionë euro.
Koulibaly është transferuar në Itali në 2014-ën dhe që nga ai moment niveli dhe vlera e tij në merkaton janë rritur ndjeshëm. Më pak se një vit më parë qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka rinovuar me klubin napolitan një kontratë që tani arrin deri në qershor të 2021-it. Por sipas shtypit iberik, duke se ekziston një marrëveshje në vija të përgjithshme me menaxherin Bruno Satin sipas së cilës, përballë një oferte të rëndësishme që mund të vijë jashtë Italisë, Napoli mund të jetë i gatshëm ta shesë lojtarin.