Barcelona po bëhet gati për ta zhvilluar ndeshjen e 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit. Katalunasit do të luajnë ndeshjen e parë në udhëtim, teksa trajneri Quique Setien ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.
Ka qenë kampioni në fuqi i Spanjës që listën e kanë bërë publike në Twitter, teksa një gjë u ka rënë në sy të gjithëve. Barcelona u ka shkruar emrat të gjithë lojtarëve, përveç kapitenit të tyre Lionel Messit. Tek numri 10 katalunasit e vendosën vetëm f.
Barcelona e vendosi këtë figurë tek emri i Messit, çka nënkupton se ai për ta është GOAT apo ‘Më i miri i të gjitha kohërave’. Tifozët e kuptuan menjëherë se për kë bëhet fjalë, ndërsa postimi i katalunasve ka bërë jehonë të madhe.
Kujtojmë që në fundjavë Messi ishte spektkolar në fitoren e Barcelonës 5-0 ndaj Eibarit, duke shënuar katër gola.