Barcelona kërkon të parakalojë në merkato klubet kundërshtare përsa i takon Dani Olmo.
Spanjolli I cili është pjesë e Leipzig në Bundesligë, ku po bën një paraqitje shumë të mire, ishte pranë transferitmit në Spanjë pikërisht te Katalanasit gjatë verës, por akordi nuk u arrit me lojtarin që preferoi të qëndronte në Gjermani.
Gjithsesi, blaugranat nuk dorëzohen dhe gjatë janarit do të rinisin sërish bisedimet për ta transferuar 23-vjecarin në “Camp Nou” gjatë dimrit.
Kontrata e spanjollit me klubin gjerman përfundon më 30 qeshor të vitit 2024 dhe vlera e tij në transfermarkt kap shumën e 50 milionë eurove.