Barcelona nuk ka vendosur ende nëse do t’i vazhdojë kontratën mesfushorit Ivan Rakitiqit, apo ta shesë, bën të ditur “Marca”. Rakitiqi ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, por ka shprehur dëshirën të qëndrojë në “Camp Nou”. 30-vjeçari është pjesë e formacionit bazë të trajnerit Ernesto Valverde, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Për kroatin, së fundi interesim ka shprehur Interi.