Bomberi argjentinas Mauro Icardi tregoi edhe njëherë që është një sulmues me mjaft vlera ku në sfidën e së dielës në derbin kundër Milanit në “San Siro” ishte njeriu që vulosi fatet e ndeshjes me golin e shënuar në minutën e fundit duke mposhtur Donnarummën. Sulmuesi i zikaltërve të mërkurën do të kthehet si kundërshtar në “Camp Nou” kundër skuadrës së Barcelonës, pasi në vitet 2008 dhe 2011 ai ka luajtur në “La Masia “. Dhe klubi spanjoll ka vendosur të kujtojnë atë duke publikuar një video në “Twitter” rininë e tij me fanellën Blaugrana.
Nga video që është publikuar nga klubi i Barcelonës ne mund të shohim se Icardi ka shënuar me të njëjtën mënyrë me kokë si në derbin kundër Milanit. Kujtojmë që pas ndeshjes së djeshme kundër Milanit, Icradi u shpreh se Interi do të shkojë në Barcelonë për të marrë një rezultat pozitiv që është vetëm fitorja.
#BarçaInter is coming…
🔙 Icardi's goals… with Barça 🔵🔴
🔙 Recordamos los goles de Icardi… con el Barça 🔵🔴
🔙 Recordem els gols d’Icardi… amb el Barça 🔵🔴 pic.twitter.com/QRSM0snt25
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) October 22, 2018