Juventusi tenton t’i rrëmbejë Barcelonës një nga lojtarët më premtues për të ardhmen. Bardhezinjtë janë hedhur në sulm për Juan Mirandan, mbrojtësin 19-vjeçar që po shkëlqen në Europianin e 19-vjeçarëve me Spanjën dhe që ka kontratë të gjatë me katalanët.
5 milionë euro është oferta e Juves për talentin, por Barcelona e ka kthyer mbrapsht pasi beson te lojtari e për më tepër dëshiron ta japë në huazim në një ekip spanjoll që të ketë mundësi të luaj rregullisht.