Barcelona po bën të pamundurën për ta transferuar mesfushorin brazilian Gerson gjatë kësaj vere, ka njoftuar ESPN të martën.
Mësohet se Barça ka arritur marrëveshje personale me Gersonin, por jo edhe skuadrën e Flamengos, me të cilën 23-vjeçari ka kontratë deri në fund të vitit 2023.
Te Barcelona po e shohin Gersonin si përforcim të duhur për mesfushën dhe janë të gatshëm të paguajnë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.
Këtë edicion, Gerson ka një gol e dy asistime në shtatë paraqitje për Flamengon në të gjitha garat.
Gerson prej verës së vitit 2019 është pjesë e Flamengos pasi për tri vjet ka bërë karrierë në Serie A, te skuadra e Romës dhe Fiorentinës.