Barcelona po synon të forcojë fazën e mbrojtjes për sezonin e ri. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se klubi spanjoll ka shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnolin.
Trajneri Ronald Koeman thuhet se e sheh mbrojtësin italian si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.
Për 26-vjeçarin, klubi spanjoll është i gatshëm të dërgojë një ofertë mbi 30 milionë euro.
Romagnoli ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022. Këtë sezon ka luajtur në 28 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.