Klubi i Barcelonës ka shprehur interesim për portierin italian, Gianluigi Buffon ka raportuar të mërkurën “FootMercato”.
Mësohet se Barcelona po e sheh Buffonin si portierin ideal për të qenë rezervist i gjermanit Marc-Andre ter Stegen për sezonin e ardhshëm.
Barça është e gatshme t’i ofrojë kontratë njëvjeçare Buffonit, i cili pas përfundimit të sezonit aktual do të jetë lojtari i lirë.
Portieri 43-vjeçar ditë më parë njoftoi se do të largohet nga skuadra e Juventusit kur edhe i skadon kontrata, në muajin e ardhshëm.
Buffon këtë edicion ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat kurse krahas Juventusit, ai ka bërë karrierë edhe te Paris Saint-Germaini e Parma.