Barcelona tani është duke menduar seriozisht largimin e Gerard Piques nga skuadra spanjolle. Gabimet e fundit të Piques mund t’i kushtojnë mbrojtësit me largim nga skuadra. Zëvendësimi i tij do të jetë De Ligt, holandezi është i rregullt në formacionin e Ajaxit që në moshën 18-vjeçare dhe me paraqitjet e tij ka rritur interesimin e klubeve evropiane për transferim të mundshëm.
Gjatë kësaj vere, i riu holandez është lidhur me një transferim në Premier Ligë, por TV3 raporton se Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e tij dhe kështu ai qëndroj te Ajax, deri në momentin kur Barça të nënshkruaj me të. De Ligt shihet si pasardhës i mbrojtësit spanjoll Gerard Pique.
Ndërkohë, Gerard Pique mund të transferohet te klubet angleze si Manchester United ose Arsenal.