Barcelona mund të humbasë Rafinhan dhe ky nuk është ndonjë shqetësim për drejtuesit e klubit. Lojtari vuajti shumë në sezonin që u mbyll, pasi kaloi një dëmtim të rëndë dhe luajti vetëm 5 ndeshje.
Valencia kërkon të rrëmbejë 26-vjeçarin dhe drejtuesit e katalanasve janë gati ta lënë të largohet, por problem mbetet vetëm shifra. 15 milionë euro kërkojnë në Camp Nou për futbollistin, ndërsa Valencia po mundohet që të ulë pagesën.
Drejtuesit e ekipit spanjoll po mundohen të bindin drejtuesit e kampionëve me faktin që Rafinha vjen nga një dëmtim i rëndë dhe se nuk do të jetë 100% fit për fillimin e sezonit të ri.