Drejtori Sportiv i Barcelonës, Roberto Fernandez ka njoftuar se skuadra e tij nuk është në garë për Michael Seri. Fernandez tha se Barcelona ka analizuar mirë situatën e mesfushorit të Nice, Michael Seri, por insiston se ata duan të përforcojnë pozita të tjera. Seri? Është lojtar shumë i mirë, por kur analizuam situatën si duhet, prioritet i yni ishte të përforconim pozitat tjera”, tha Fernandez gjatë një konference për media. Por, ai tha se është duke punuar që të transferojë një lojtar të ri ose dy nëse e është e mundshme.