Barcelona heq dorë nga Jovic, pasuesi i Suarezit vjen nga Anglia

0

Erick Abidal, pjesë e bordit drejtues, prej kohësh po punon për të gjetur sulmuesin ideal për Barcelonën, i cili do të marrë vendin e Luis Suarez, që tashmë është 32 vjeç. Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije sulmuesi i Everton, Richarlison është ndjekur nga afër nga agjentët e klubit katalanas dhe po shikohet mundësia për të vijuar me hapat e tjerë drejt 21-vjeçarit.

Sulmuesi brazilian u ble nga Watford për 40 milionë euro këtë merkato vere dhe vlera e tij vetëm është rritur më shumë, me paraqitjet pozitive, ku këtë sezon ka shënuar 12 gola në Premier League.  Aktualisht vlera e tij në “Transfermarkt” llogaritet në 45 milionë euro. Kujtojmë që Barcelona ishte shumë pranë akordit me Luka Jovic, por marrëveshja u prish, pasi Real Madrid u fut fuqishëm për të marrë sulmuesin serb në “Bernabeu”.

Comments are closed.