Drejtuesit e Barcelonës kanë identifikuar përforcimin e ri. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou ka vendosur të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Valencias, Rodrigo, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
28 veçari është favorit për transferim tek Barcelona si zëvendësim për Luis Suarezin i cili ka pësuar lëndim serioz dhe nuk pritet të luajë në vazhdim të këtij sezoni.
Një tjetër opsion i Barcelonës është edhe ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mirëpo blerja e tij është më e vështirë marrë parasysh rëndësinë e tij në skuadrën londineze.