Skuadra e Barcelonës është e vendosur të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Lautaro. Lautaro Martinez, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Inter, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij fenomenale.
Argjentinasi kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës, e cila është gati të aktivizojë klauzolën e tij 111 milionëshe. ‘Sport’ shkruan gjithashtu se Barcelona do t’i ofrojnë lojtarit një dyfishim page.
22 vjeçari ka kontratë me Inter deri në vitin 2023. Ai ka shënuar 16 gola dhe ka shtuar katër asistime në 31 ndeshje.
Barcelona pritet t’i ofrojë lojtarit 8 milionë euro për sezon, dyfishin e asaj që ‘Zikaltrit’ do t’i ofrojnë.