Referuar raportimeve nga mediat sllovake, mbrojtësi i Inter, Milan Skriniar është objektivi i Barcelonës. Qendërmbrojtësi është në bisedime me zikaltërit, por deri tani nuk është gjetur ende një marrëveshje. Manchester United ishte pretendenti kryesor për të nënshkruar me Skriniar, ndërsa tani raportohet se është edhe Barça gjithashtu e interesuar për të qenë pjesë e ankandit.
Referuar SME, trajneri i ekipit katalanas, Ernesto Valverde është i shqetësuar për shkak të mbulimit në mbrojtje, veçanërisht pas dëmtimit të Samuel Umtiti. Në këto kushte ai u ka kërkuar drejtuesve që të nënshkruajnë me urgjencë me një qendërmbrojtës, por çmimi i kërkuar nga Inter prej plot €85 milionë konsiderohet shumë i lartë nga Barcelona.