Barcelona ka shënuar dy gola në pjesën e parë ndaj Paris Saint Germainit. Katalanasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar për 1:0 përmes Luis Suarez në minutën e tretë, derisa në minutën e 40’të, një kalim i mrekullueshëm i Andres Iniestas, bëri mbrojtësin Layvin Kurzawa të shënojë autogol.
Këto dy gola i japin shpresa katalanasve që të përmbysin gjithçka sonte, të cilëve u duhen edhe dy të tjerë në 45 minutat e pjesës së dytë për ta quar sfidën në vazhdime, shkruan Gazeta Express, transmeton gazeta KOHA.