Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona do të bëjë një përpjekje të re për të nënshkruar me brazilianin Filipe Kutinjo gjatë merkatos së janarit. “Mundo Deportivo” pretendon se udhëheqësit e klasifikimit në La Liga, janë të vendosur të finalizojnë suksesshëm transaksionin për blerjen e yllit të Liverpulit, pasi dështuan të gjejnë akordin me klubin anglez gjatë merkatos së verës. Ndërkohë, klubi nga “Merseyside” aludohet se e vlerëson Kutinjon me një çmim stratosferik, prej 134milionë euro, pasi në gusht refuzuan një ofertë finale në vlerën 114milionë euro.
Barça uronte që oferta e tyre finale të bindte dhe të pranohej nga Liverpuli, por Jurgen Klopp dhe hierarkia e të Kuqve refuzoi paratë në këmbim të 25-vjeçarit. Gjigantët spanjollë besojnë se vlera aktuale e pretenduar nga klubi anglez është jo reale dhe pritet të përdorin në negociatat e tyre lidhjen e Kutinjos me Çampions Ligë, si një taktikë dhe strategji diskutimesh. “Mundo Deportivo” pretendon gjithashtu se të interesuar për Kutinjo është edhe PSG, ndonëse transferimi në “Nou Camp” mbetet preference e vetë futbollistit. Liverpuli kërkoi 185milionë euro për ish-futbollistin e Interit, në afatin e fundit të merkatos së verës dhe thuhet se janë të gatshëm ta shesin gjatë janarit.