Barcelona dhe Interi kanë shënuar tjera fitore në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve. Të dy skuadrat fituan si mysafire, Barça e Tottenhamit e Interi i PSV-së.
Barcelona fitoi 2 me 4 me Lionel Messin që shënoi dy herë, ndërsa Philippe Coutinho e Ivan Rakitiq realizuan nga një herë. Harry Kane dhe Erik Lamela shënuan për londinezët.
Interi në Holandë fitoi 1 me 2 duke përmbysur rezultatin. Rossario shënoi i pari për PSV-në, teksa Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi shënuan më pas për Interin.