Barcelona e ka huazuar Carles Alenan te skuadra e Getafes deri në fund të sezonit. Alena ka lëvizur në “Coliseum Alfonso Perez” me kontratë gjashtë mujore, ndërsa Getafe ka pranuar që t’ia mbulojë pagën gjatë kësaj periudhe. Nuk është përfshirë opsioni për blerje përfundimtare, ndërsa Barcelona e ka konfirmuar largimin e 23-vjeçarit të mërkurën nëpërmjet faqes zyrtare të ekipit.
Mesfushori nuk pati ndikim të madh në skuadër kur u kthye nga periudha e kaluar si i huazuar te Real Betisi, por tani do ta ketë sërish mundësinë që të zhvillohet ende në Spanjë. Ndryshe nga ky edicion, në atë 2018/19, u paraqit për Barçën në 27 ndeshje në të gjitha garat. E ndihmoi Barcelonën ta fitojë titullin e 26-të në ligë.