Skuadra e Barcelonës do të jetë e hapur ndaj ofertave që do të vijnë për mesfushorin Philippe Coutinho dhe sulmuesin Martin Braithwaite, kanë raportuar mediumet spanjolle të martën.
Bëhet e ditur se Braithwaite e Coutinho nuk bëjnë pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye do të jenë në shitje pas përfundimit të edicionit aktual.
Coutinho është i lënduar dhe këtë edicion ka regjistruar vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tri gola e dy asistime.
Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 dhe ekipi spanjoll për ta lënë të lirë po kërkon rreth 40 milionë euro. Ndërkohë, Braithwaite ka kontratë deri në vitin 2024 dhe mund të lihet i lirë për dhjetë milionë euro.
Sulmuesi 29-vjeçar këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 39 ndeshje.