Të premten në mbrëmje, Ousmane Dembele përfundoi ndeshjen kundër Athletic Bilbao në San Mames me probleme të muskujve të cilat ishin të qart kur u largua nga fusha. Francezi përfundoi ndeshjen por sikleti vazhdoi, me mjekët e klubit që caktuan një takim për të thtunën në mëngjes për të kryer teste për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij. Të gjithë u tronditën kur në ditën e caktuar Dembele nuk u shfaqë, por u vonua deri në ditën e hënë, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta KOHA.
Rezultatet treguan se ai ka probleme me këmbën e majtë dhe mund të mbetet jashtë fushave për pesë javë dhe klubi, nga personeli mjekësor tek drejtorët dhe madje edhe shokët e tij të skuadrës, janë të zemëruar nga mungesa e një reagimi nga lojtari.
Sezonin e kaluar, ai tashmë u përball me vështirësi pasi qëndroi në inferimieri, duke munguar në stërvitje. Tani, dyshimet janë rishfaqur në lidhje me qëndrimin e anësorit në Camp Nou.