Barcelona ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve duke e mundur Interin me rezultat 2-0. Pavarësisht mungesës së Messis, Barcelona u tregua skuadër e fortë dhe arriti që të merr tri pikë shumë të rëndësishme që do ta dërgojnë këtë skuadër në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve Barcelona ka treguar se di të fitojë edhe pa Lionel Messin pasi që sonte ata kanë mposhtur Interin me rezultat 2-0. Barcelona e ka dominuar pjesën e parë kundër Interit.
Që nga minuta e parë Barcelona e pati posedimin e topit, në disa momente deri në 70 për qind. Megjithatë mundësinë e parë për gol e pati Icardi në minutën e 16’të te ndeshjes, por goditja e tij përfundoi mbi portë. Pas këtij rasti Barcelona fillon të sulmojë dhe arrin të goli në minutën e 32’të te ndeshjes. Pas pësimit të golit, Vicino ishte afër për të shënuar një gol por goditja e tij përfundojë jashtë kornizave të portës.
Edhe në pjesën e dytë Barcelona e dominoi. Para se të shënohet goli i dytë Barcelona vazhdimisht sulmoi dhe Coutinho goditi edhe shtyllën. Goli i sigurisë për katalunasit vije në minutën e 77 ku shënon Jordi Alba një gol të bukur.
Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e nëntë pikëve dhe nuk ka asnjë humbje në Grupin B. Inter vazhdon të jetë i dytë, kurse pozitën e tretë dhe katër e ndajnë Tottenham me PSV Eindhoven.
Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në përballjen e sotme ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve, 4-0. Xherdan Shaqiri, që ishte titullar, pati një paraqitje shumë të mirë për 68 minuta sa ishte në fushë, transmeton Koha.net. Ai u përfshi në golin e parë duke i dhënë një pasim fantastik Robertsonit që asistoi për Firminon në minutën e 20. Derisa në minutën e 45 ishte Shaqiri që asistoi për Mohamed Salahun, i cili shënoi sërish në minutën e 51. E golin e fundit e shënoi Sadio Mane në minutën e 80 pas asistimit nga Daniel Sturridge.
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Napoli e PSG-ja ndanë pikët duke barazuar 2 me 2. Insigne e Mertens shënuan për Napolin në këtë takim. Kurse mbrojtësi i Napolit Rui shënoi autogol në minutën e 61. E golin e barazimit e shënoi Di Maria në minutën e 90+3. Liverpooli është lider i grupit me gjashtë pikë, derisa Napoli në vendin e dytë ka pesë, e me një pikë më pak PSG-ja mban vendin e tretë. Pas tre ndeshjeve Zvezda ka vetëm një pikë.