Trajneri i njohur katalunas i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të kthehet në verë te ish-klubi i tij, Barcelona. Kampionët anglezë janë larg liderëve të Liverpoolit këtë sezon dhe kjo ka çuar në sugjerime se kohës së Guardiolas në klub po i vjen fundi.
Megjithatë, ofertat për trajnerin e njohur katalunas nuk mungojnë nga klubet e mëdha evropiane, ku njëra nga to është Barcelona.