Barcelona thuhet se është gati t’i bëjë ofertë portierit italian, Gianluigi Buffon. Buffon para disa ditësh deklaroi të mbyllur aventurën e tij te skuadra franceze, Paris Saint-Germain. Por, edhe pse plot 41 vite mbi supe, portieri italian po vazhdon të pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona po konsideron një transferim të Buffonit këtë verë.
Klubi katalunas e sheh italianin si zëvendësues të holandezit Jasper Cillessen, i cili pritet të largohet këtë afat kalimtar. 41-vjeçari shihet si rezervistë i Marc Andre Ter Stegen, ndërsa ofertë për të ka edhe nga Fenerbahce.