Revista prestigjioze “France Football” raporton se skuadra e Barcelonës është duke e kërkuar me ngul, futbollistin e talentuar të Galatasarayt, Mustafa Kapi, përcjell Zëri.info, transmeton gazeta Koha. Talenti i futbollit turk u bë i famshëm kur debutoi me skuadrën e parë të Galatasarayt në moshën 14-vjeçare në një ndeshje miqësore me Levskin e Sofjes në vitin 2016.
Mustafa Kapi është 17-vjeçar dhe është pjesë edhe e Kombëtares së Turqisë U-17. Ai aktivizohet si mesfushor.