Barcelona ka treguar fuqinë në ‘Camp Nou’ ndaj ekipit francez, Lyon. Barça ka mposhtur Lyonin me rezultatin e thellë 5-1, për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Lionel Messi (2), Dembele, Pique dhe Coutinho kanë shënuar golat për katalunasit, kurse Tousart për Lyonin.
Barcelona me këtë fitore siguron edhe zyrtarisht kualifikimin në çerkefinale të këtij kompeticioni, kurse Lyon eliminohet nga Liga e Kampionëve.