Blerja e Filip Kutinjos ka përforcuar skuadrën e Barcelonas, që po kalon një moment shumë të mirë, por klauzola e tij, bashkë me ato të Leo Messi, Luis Suarez dhe Dembele ka prekur shifon marramendëse 1.7 miliardë euro. Janë të pakta skuadrat që kanë në përbërje lojtarë të tillë dhe ata do të kanë potencialin të krijojnë katërshen më të frikshme të Evropës.
Të hënën, “CIES Football Observatory” ka publikuar raportin e përvitshëm të vlerës që kanë në merkaton lojtarët kryesorë që luajnë në kampionatet kryesore të Evropës. Ky raport tregon se “pokeri” i Barçës vlen pothuajse 550 milionë euro.
Messi ka vlerën më të lartë me 202.2 milionë euro, i ndjekur nga Luis Suarez (128.7 mln), Kutinjo (123 mln) dhe Dembele (96 mln). Klubi ka dashur t’i mbrojë yjet që ka në pronësi nga blerës të mundshëm , duke çuar totalin e klauzolave të tyre në 1.7 miliardë euro. Edhe këtu kryeson Messi me një klauzolë 700 milionë euro. Pas tij vijnë Dembele dhe Kutinjo me 400 milionë euro dhe Suarez me 200. Derisa, largimi i Nejmar verën e kaluar ka shkaktuar një efekt domino dhe ka ndryshuar plotësisht merkaton, me PSZH që ka paguar klauzolën 222 milionë euro të brazilianit dhe kjo ka shtyrë klube të ndryshëm që të prekin klauzolat e lojtarëve të tyre.