Barcelona dhe Bayern Munich janë në garë për t’i siguruar shërbimet e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino. Pochettino u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit të Tottenhamit, 11 muaj pasi e drejtoi skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Për të tani do të bëjnë betejë Barcelona dhe Bayern Munich, sipas gazetës britanike “The Sun”.
Pochettino u shkarkua pas fillimit të tmerrshëm të sezonit në Premierligë, me Tottenhamin që renditet në pozitën e 14-të momentalisht, por ai mund të bëhet me skuadër të re shumë shpejt. Barça është e interesuar ta zëvendësojë Ernesto Valverden me argjentinasin. Por për ta bërë këtë, i duhet ta mposhtë konkurrencën nga Bayern Munich, gjiganti gjerman që këtë muaj e shkarkoi trajnerin Niko Kovac dhe ende është në kërkim të zëvendësuesit të tij afatgjatë.