Barcelona është në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit të rëndë të Luis Suarez. Sulmuesi uruguajian me shumë mundësi e ka mbyllur këtë sezon dhe në këtë mënyrë drejtuesit e klubit janë duke menduar për pasuesin e tij.
Sipas “Footmercato”, katalanasit kërkojnë shërbimet e Ben Yedder dhe kanë prezantuar një ofertë prej 80 milionë euro drejtuesve të Monaco.
Sulmuesi francez këtë sezon te Monaco ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje dhe e njeh mjaft mirë La Ligën duke parë që ishte pjesë e Sevillas prej disa sezonesh. Tashmë pritet përgjigja e klubit të Monaco për të vendosur të ardhmen e tij duke parë një shifër të “çmendur”, nga Barcelona.