Barcelona, 18 tetor – Barcelona dhe e gjithë Katalonja verilindore është bllokuar për shkak të demonstratave dhe grevave të organizuara në shenjë protestë për shkak të dënimit të separatistëve katalonas.
Greva e përgjithshme është organizuar me ftesë të sindikatave që angazhohen për pavarësi të Katalonjës, ku mijëra demonstrues kanë arritur në Barcelonë. ku do të kërkojnë lirimin e separatistëve të burgosur katalonas në protestë masive në orët e mbrëmjes.
Autoritetet spanjolle njoftojnë se janë anuluar 57 fluturime, ndërsa pjesëtarët në protestë që sot në mëngjes e mbyllën kufirin me Francën dhe të paktën 25 rrugë për qarkullim.
Në mënyrë të konsiderueshme është ulur edhe qarkullimi hekurudhor. Një numër i madh i dyqaneve dhe fabrikave janë mbyllur, ndërsa është mbyllur edhe katedralja e njohur e arkitektit spanjoll Antonio Gaudi, Sagrada Familija (Familja e Shenjtë”, sepse demonstruesit e kanë bllokuar hyrjen në të.
Ministri i Punëve të Brendshme Fernando Grande Marlaska deklaroi se autoritetet po ndjekin një grup më të vogël i cili ka shkaktuar incidente në vende specifike. Ai shtoi se turistët pa problem dhe frikë mund ta vizitojnë Barcelonën.
Të hënën Gjykata Kushtetuese në Madrid i dënoi nëntë liderë katalonas me burg nga nëntë deri në 13 vjet për organizimin e referendumit për pavarësi në vitin 2017. Prej atëherë filluan protestat në Barcelonë, në të cilat është shkaktuar dëm prej 1,5 milionë eurosh.