Barcelona bën operacionin e çuditshëm për 4 mln euro!

Barcelona ka vendosur që të blejë Marc Cucurella! Por, cili është ky? Mbrojtësi i majtë kishte shkuar te Eibar nga kantera blaugrana për 2 mln euro, por klubi katalanas kishte vendosur edhe mundësinë e pagesës së kartonit të tij në dy vite për 4 mln euro.

Kështu, Barcelona ka vendosur që të paguajë dyshin për ta siguruar futbollistin e datëlindjes 1998 dhe, sipas “Marca”, është e mundur që ai të xhirohet si një mundësi për t’u afruar me Junior Filipo, mbrojtësi i majtë i Betisit, në mënyrë që të ketë një alternativë për Jordi Alba