Vera e nxehtë në Londër, gjë që është e pazakontë, e ka lënë sipërfaqen e fushës në stadiumin “Wembley” në një gjendje të tmerrshme para takimit të Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Barcelonës. Skuadra e Ernesto Valverdes stërviti të martën mbrëma në tentim për t’u mësuar me fushën e dëmtuar, para ndeshjes së sotme dhe nuk u ka pëlqyer aspak se në çfarë gjendje është ajo. Për këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e UEFA-s, të cilët tashmë kanë marrë shënime për gjendjen e fushës. Tottenham – Barcelona zhvillohet sonte nga ora 21:00 në kuadër të Grupit B në Champions League.