Barça t’i japë 100 milionë për Saul Niguez?

Barcelona janë të gatshëm t’i paguajnë 110 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madrid-it, Saul Niguez, sipas AS. Gjigantët e La Ligës tashmë kanë siguruar një transferim të shtrenjtë, pasi kanë blerë Frenkie de Jong, mirëpo janë të gatshëm që të bëjnë edhe transferime të tjera. Mes tyre është edhe ylli i Atletico Madrid-it, i cili ka disa kohë që është në llupën e kampionëve të Spanjës.