Barcelona ka rritur presionin për PSG në lidhje me brazilianin Neymar. Klubi francez do 300 milionë euro, por ka pranuar të ulet në bisedime me katalanasit.
Kampionët e Spanjës u kanë bërë një ofertë mjaft tunduese francezëve, ata ofrojnë 100 milionë euro dhe brazilianin Philippe Coutinho. PSG e do sulmuesin e krahut, ndërsa mund të lërë të lirë yllin e ekipit.
Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe marrëdhëniet me presidentin Nasser al-Khelaifi janë krisur përfundimisht. PSG nuk e konsideron më të paprekshëm, por kërkon që të marrë maksimumin prej tij.