Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.
Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.
“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”: tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, derisa më vonë u konfirmuar se bëhej fjalë për legjendën, Kobe Bryant.
Mediumi amerikan, TMZ, që raportoi i para për vdekjen e yllit amerikan, shkruan se një nga pesë viktimat që gjendeshin në bord, ishte edhe vajza e Kobe Byrant, Gianna Maria.
E gjithë bota është shokuar me lajmin për vdekjen e Bolt, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
“Nuk më besohet!!! Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë, botën e basketbollit dhe sporteve në përgjithësi! D.E.P Kobe”.
Dwyane Wade: “Jooooooo, Zot të lutem jo!”.
Barcelona: “Të shokuar me vdekjen e Kobe Bryant, një sportist shembull brenda dhe jashtë fushës. Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe”.
Kevin Love: “Të lutem jo. Të lutem zot jo. S’mund të jetë e vërtetë”.
Bolt: “Ende s’mund ta besoj”.