Në prag të supesfidës spanjolle, El Clasikos së “Camp Nout”, duket se katalanasit i dërgojnë një paralajmërim rivalëve historikë të Realit. Nëse tifozëria katalane mund të ishte nervoze në sfidën e mesjavës ndaj Interit, pasi për ta ishte një konfrontim pa timonierin e ekipit Lionel Messin, ajo që ndodhi në fushën e “Camp Nout” duket se ngre sirenat e alarmit për Los Blancos, për atë që i pret këtë të diel, aq më shumë tani që dyshimt tek klubi madrilen janë të shumta.
Situata delikate e Realit nën drejtimin e Lopeteguit dhe performanca e rivalëve të Barçës shton arsyet pse Reali duhet të ndjejë presionin e baskëve. Luis Suarez vetëm pak ditë më parë tregoi potencial në fushë bashkë më Rafinhan, me uruguaianin, që edhe pse nuk shënoi ishte elementi që i dha tjetër dinamikë ngjarjeve me asitin ne sfidën ndaj Interit.
Nga ana tjetër Rafinha u konfirmua si lider edhe pa Messin, duke e dubluar në mënyrë korrekte mungesën e argjentinasit, me brazilianin që deri pak kohë me parë nuk ishte ndër më të besuarit e teknikut Ernesto Valverde, por tashmë e sheh veten me pozita të konsoliduara. Rafinha tregoi shpejtësi, sulm dhe rrezikshmëri të lartë më goditjet e tij. Me Messin e dëmtuar Valverde ka arsye për t’u mbështetur më shumë tek mesfusha, duke patur më shumë kontroll të lojës, me një nga emrat që ka inkurajuar skuadrën në këtë repart përgjatë sezonit aktual si Arthur, që me lëvizjet e tij evokon Xavin në kujtesën kolektive.
Nga ana tjetër edhe pse Luis Enrique e ka lënë jashtë vëmendjes tek kombëtarja spanjolle, nuk ka mbrojtës më të kompletuar se Jordi Alba në futbollin spanjoll. Gjatë 90 minutave me Interin mbrojtja ishte e gjitha e tij, për më tepër ishe ai që shënoi golin e dytë si dhe asistoi shokët e skuadrës gjatë disa aksioneve. Nga ana tjetër kapiteni Sergio Busquetes është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në fund mbrojta e Barcelonës duket e vulosur dhe solide me Gerard Pique dhe Clemenet Lenglet që janë jo vetëm dominues, por edhe konfidentë.
Muri i Ter Stegen nuk mund të vihet në dyshim nga askush, me gardianin gjerman që mbetet një prej më të mirëve në kontinent. Prania e tij në portë jep siguri për organikën e Valverdes dhe njëherazi vështirëson arritjen e objektivave të klubit madrilen.